LeBron James do të jetë pjesë e një filmi të ri, por kjo është e bazuar në jetën e tij!
Ylli i NBA-s, së bashku me partnerin prodhuesin “Maverick Carter” dhe “SpringHill Entertainment”, po lëvizin përpara në jetësimin e një filmi i bazuar në librin, “Stars Shooting”.
Basketbollisti bashkoi autorin e librit me shkrimtarin e mirënjohur Buzz Bissinger – djaloshin që shkroi “Friday Night Lights”.
Historia është një përrallë e vërtetë rreth asaj se si 33-vjeçari dhe miqtë e tij të fëmijërisë humbën mundësinë për të fituar një kampionat dhe të formojnë lidhje të përjetshme.
Filmi do të drejtohet nga Chris Robinson (sipas Variety) – regjisori super i njohur i muzikës që bëri “’03 Bonnie & Clyde” me Jay-Z dhe Beyonce.
James po punon në disa projekte të Hollivudit duke përfshirë rihapjen e ” Friday the 13th” dhe “Party House” … së bashku me shfaqjet e tjera televizive.
Ndryshe, lojtari po vazhdon që të shfaq ndeshje të mira me skuadrën e re, Los Angeles Lakers.