James në histori të NBA-së

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

LeBron James është bërë basketbollisti i parë që ka hyrë në top dhjetëshen e koshashënuesve dhe të asistuesve në NBA.

34-vjeçari, tashmë i pesti në renditjen e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së, kaloi në top-dhjetë të asistuesve me 11 asistimet në humbjen e LA Lakers nga Memphis Grizzles, 110-105.

Me 24 pikë dhe 12 kërcime, ai regjistroi për herë të 79-të dyshifror të trefishtë në karrierë.

Pas humbjes, ai kritikoi bashkëlojtarët për humbjen e 31-të të sezonit.

“Gjatë viteve të fundit të gjithë janë mësuar me humbjet, me të cilat unë s’jam mësuar. Nuk mund të ndihem rehat kurrë me humbjet. Nëse lejoni ndërhyrjet të ju ndikojnë se si luani, kjo është gabim dhe ju duhet të dilni nga kjo duke thënë ‘nuk mund ta bëj këtë’”, ka thënë tre herë kampioni i NBA-së që iu bashkua Lakersit në korrik pavarësisht se ka dështuar të hyjë në play-off që nga viti 2013.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme