“Mbreti” James kthehet nga lëndimi, Lakers triumfojnë në derbi ndaj Clippers

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

LeBron James është rikthyer nga lëndimi që e mbajti më shumë se një muaj jasht parketit.

James i ka munguar në 17 ndeshje skuadrës së Lakers që kishin pësuar 11 disfata pa të.

Por me tu rikthyer Mbreti në parket, Lakers kanë marrë një fitore të madhe në derbi përballë Los Angeles Clippers.

U desh të luhen edhe vazhdimet që ndeshja të tregonte fituesin që ishin Lakers me epërsi të ngushtë prej tri pikëve 123:120.

James ishte i pandalshëm në këtë takim me Double Double prej 24 pikëve, 14 kërcimeve e nëntë asistimeve.

Me lojë të mirë u dallua edhe Lance Stephenson që shtoi 20 pikë të tjera, ndërsa Brandon Ingram e mbylli takimin me 19 sosh.

Lou Williams ishte më efikasi tek Clippers me 24 pikë, ndërsa Patrick Beverly shtoi 17 të tjera.

James u rikthye në momentin vendimtar për Lakaers, pasi skuadra nga Kalifornia është momentalisht në pozitën e nëntë në Konferencën e Perëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme