James me Lakers rrezikojnë të mbesin jashtë plejofit

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Fishkëllimat nga tifozëria, kur LeBron James kishte topin, lanë të kuptohet se tifozët e New Orleans Pelicans dyshojnë se ylli i LA Lakersit ka gisht në atë se pse skuadra e tyre po duhet të lërë në bankinë pjesërisht apo tërësisht superyllin Anthony Davis.

Mirëpo, James ishte dukshëm më i shqetësuar te performanca e bashkëlojtarëve të tij.

Jrue Holiday shënoi pesë treshe dhe 27 pikë gjithsej, Davis shikoi nga bankina në rroba të rrugës, ndërsa New Orleans Pelicans triumfoi 128:115 ndaj Lakersit të shtunën mbrëma, për t’iu dhënë një goditje edhe më të madhe shpresave të Lakersit për një vend në plejof, shkruan sot Koha Ditore.

“Duhet të jemi të vendosur. Ka të bëjë me qasjen për lojën çdo ditë, si mendon për lojën çdo ditë. Si luan lojën dhe si përgatitesh për të. Nuk është vetëm te futja në parket në ditën e lojës. Por ajo që bën më herët. Është gjëja më e rëndësishme në jetë në këtë kohë”, thotë James, ndërsa Lakersi zë vendin e dhjetë në Konferencën Lindore me 29 fitore e 30 humbje.

Tetë të parat në konferencë shkojnë në plejof.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme