sh-futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Liridon Leci, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur rreth ndeshjes Çeki-Kosovë që zhvillohet sonte prej orës 20:45 minuta.
Leci tha se gjasat e Kosovës për ta fituar ndeshjen janë 50 me 50.
“Është e vështirë të fitohet në Çeki. Është një kombëtare e madhe ndër më të mëdhat në Evropë. Gjasat janë 50-50%. Mirëpo edhe nësë humbim jemi krenarë deri ku kemi arritur. Dmth kemi ardh në pozitë që me vendos a ne a Çekia në Evropian, çka ka qenë e pamundur të mendohet më parë”.
Ai u shpreh se trajneri i Kosovës Bernard Challandes pavarësisht mungesave ka ditur shpeshherë t’i mbulojë zbrazëtirat e krijuar.
“Trajneri Challandes ka ditur t’i mbulojë zbrazëtirat dhe na ka befasuar shpeshherë. Mungesa e Muriqit është e madhe por ne duhet të gjendem zgjidhjet. Challandes nuk merret me kundërshtarin por e luan lojën e vet. P.sh në Angli ka luajtur lojë sulmuese. Nganjëherë dy rezultate janë shumë të rrezikshme për një ekip. Nëse një ekip ka synim të arrijnë dy rezultate barazimin ose fitoren. Dëshira e jona është të fitojmë. Neve më shumë na konvenon të fitojmë. Nuk ka rëndësi rezultati”
Ish-futbollisti i Kosovës foli edhe për vështirësitë me të cilën është përballur Kosova në të kaluarën.
“Meritë e rezultateve është e gjithë trajnerëve. Trajneri Albert Bunjaku ka hequr shumë. Ka qenë shumë e vështirë. Mua më ka ndodh që ekipi në Suedi nuk më ka lëshuar. Nuk guxojmë me të lëshuar për të luajtur për kombëtaren. Nuk jeni të njohur si shtet. Nuk kemi qenë të pranuar në FIFA e UEFA”.
“Kam dhënë kontributin tim për kombëtaren deri në vitin 2013. Tani më vije keq që nuk po jap kontributin. Nuk duhet t’i ngelë hatri askujt se nuk është pjesë kombëtares. Kombëtarja ecë dhe është e të gjithëve “.
“Ndërsa Challandes ka filluar ndryshimin. Edhe Federata ka filluar të ndryshojë. Është shumë më ndryshme. Ndryshimet janë të dukshme. Nga fanellat e deri tek akomodimi në hotel. Kur kemi qenë të akomoduar në hotel kur e kemi kërkuar nga një ujë na kanë thënë e keni të paguar vetëm një ujë “.
“Tash lojtarët udhëtojnë me avion charter, kurse ne kemi udhëtuar duke i ndërruar nga dy apo tre aeroplana. Tani për Kosovën luajnë shumë yje si: Arbër Zeneli, Milot Rashica, që luajnë për ekipe të njohura. Ky transformim është shumë i shpejtë për pak vite “.
Ai në fund foli edhe për incidentin që ndodhi kur u sulmuan tifozët e Kosovës nga huliganët çekë.
“Kjo ngjarje nuk duhet të ndikojë tek loja. Por Çekët kanë treguar një diskriminim edhe me biletat. Sepse tifozët shqiptar nuk kanë pasur bileta, nuk iu janë dhënë biletat vëtëm pse janë shqiptar “.