Shkodran Mustafi po kritikohet për paraqitjen e tij të fundit për Arsenalin në barazimin 1:1 me Tottenhamin
Ish-futbollisti i Arsenalit, Emmanuel Petit thotë se është ndier i befasuar kur e ka parë Shkodran Mustafin në formacionin bazë para derbit me Tottenhamin, i cili përfundoi baras.
Gunners barazuan 1:1 në derbin e Londrës dhe futbollisti shqiptar luajti nga minuta e parë.
Mustafi u paraqit në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa e shkaktoi penalltinë.
Përfaqësuesi gjerman kishte marrë kritika të ashpra edhe për paraqitjet e zbehta të sezonit të kaluar, derisa ai nuk ka asnjë përmirësim as këtë edicion.
“Unë isha i befasuar ta shihja Mustafin që ishte zgjedhur për këtë lojë sepse mbi të gjitha ai është mbret i gabimeve”, ka thënë Petit për “RCM Sport”.
“Edhe pse penalltia ka mundur të mos jepej sepse kishte një pozitë jashtë lojë paraprakisht, ishte Mustafi ai i cili e shkaktoi penalltinë përsëri”, shtoi ish-futbollisti francez.
Arsenali zbriti në pozitën e pestë në Premierligë dhe iu vështirësuan punët për ta mbyllur sezonin në Top 4.
Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Mustafit nga Londra gjatë verës.