Ish-kampioni i botës, George Foreman, ka lavdëruar Tyson Furyn, duke thënë se ai është kampioni i popullit, si Muhammad Ali.
“Të pushosh për dy vite dhe të rikthehesh të boksosh ndaj boksierëve më të mirë në botë për momentin, është diçka heroike dhe atë e bëri vetëm Tyson Fury”, ka thënë legjenda e boksit.
“Ai është duke e dëshmuar se është boksieri më i mirë në botë. Lufta e tij në boks është e mahnitshme.
“Tyson Fury është zgjedhja e popullit. Ne duhet ta kthejmë atë si Mihammad Ali dhe të shkruajmë në shpinën e tij ‘Zgjedhja e popullit’.”, ka shtuar më tej Foreman.