Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus, ka vizituar klubin futbollistik “FC Prishtina” në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Ekonomia Online.
Aty ai u takua me lojtarët dhe kryetarin e klubit, Afrim Muqiqi.
Para kësaj vizite ai ka mbajtur konferencë për media në Prishtinë, ku, në mesin e shumë gjëra të tjera, ka diskutuar edhe për mundësitë e Kosovës që të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020.
Gjatë kësaj vizite, ai tha edhe se përkundër që Kosova mund të marrë më pak pikë në ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Anglisë, prapëseprapë beson se Kosova do t’ia dalë të kualifikohet në EURO 2020.
“Kosova ka pasur disa lojë. Me Anglinë do ta ketë vështirë. Kosova e ka një skuadër që i beson njëri-tjetrit. Besoj se me Çekinë dhe me Anglinë do të ketë më pak pikë, por besoj që do t’ia dalë të kualifikohet”, është shprehur Matthaus.
Kosova aktualisht radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A, me një pikë më pak sesa Anglia dhe Çekia, pas tri ndeshjeve të barazuara. Dy nga ndeshjet e Kosovës kanë përfunduar baras, ndërsa “Dardanët” arritën ta fitojë tjetrën, në Sofje kundër Bullgarisë.