Legjislatura e tetë e Kuvendit, LVV me 58 ulëse, PDK 19, LDK 15 dhe AAK 8

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partitë politike në bazë të numrit të votave të fituara kanë siguruar edhe ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e cila ka marrë 438.335 vota apo 50.28 për qind, ka fituar 58 ulëse në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 148.285 vota apo 17.009 për qind ka fituar 19 ulëse.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 110.985 vota apo 12.731 për qind ka marrë 15 ulëse në parlament duke vijuar më pas me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila ka fituar 62.111 vota apo 7.124 për qind, ka marrë 8 ulëse të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa,  Lista Serbe e cila ka fituar 44.407 vota 5.094 për qind ka marrë 10 ulëse në Kuvend të cilat i ka të garantuara me Kushtetutë.

Sa i përket partive të komuniteteve, të cilat edhe këto i kanë të siguruara ulëset në Kuvend në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kanë fituar këto parti politike:

Kosova Demokratik Partisi (KDTP) 6.496 vota apo 0.745 për qind, dy ulëse të deputetit në Kuvend.

Koalicioni VAKAT 5.366 vota apo 0.616 për qind, një ulëse.

Inivciativa e Re demokratike e Kosovës 3.305 vota apo 0.379 për qind, një ulëse.

Nova Demokratska Stranka (NDS) 2.885 vota apo 0.331 për qind, një ulëse.

Romani Iniciativa 3.172 vota apo 0.364 për qind, një ulëse.

Nova Demokrasta Stranka (SDU) 2.549 vota apo 0.292 për qind, një ulëse.

Partia e ashkalinjëve për Integrim (PAI) 2.138 vota apo 0.245 për qind, një ulëse.

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 1.208 vota apo 0.139 për qind, një ulëse. 

Të ngjashme