Drejtori sportiv i RB Leipzigut, Markus Krosche, ka mohuar se është arritur marrëveshja për transferimin e yllit të Kosovës, Milot Rashica. Ndonëse Krosche ka pranuar se ka interesim nga klubi i tij për Rashicën.
Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se Leipzigu ka arritur marrëveshje me Rashicën dhe se do t’ia paguajë Werder Bremenit 20 milionë euro.
“Është e pavërtetë se në situatën e tashme mund të bëjmë finalizime. Jemi ende shumë larg finalizimit me ndonjë lojtarë”, ka thënë Krosche përcjell revista gjermane “Kicker”. “Sigurisht Rashica është një lojtar interesant, por ka shumë lojtarë tjerë interesant, me të cilët po merremi ne”.
Rashica ka një klauzolë për lirim në kontratën e tij me Werderin në vlerë 38 milionë euro, klauzolë që do të ulej në 15 milionë euro nëse Werderi bie nga liga. “Bild” kishte raportuar se Leipzigu ka arritur marrëveshje për të paguar 20 milionë euro për transferimin e Rashicës.