Shefi ekzekutiv i Leipzigut, Oliver Mintzlaff, thotë se nuk ka marrëveshje që Naby Keita të kalojë te Liverpooli këtë muaj.
Mesfushori 22-vjeçar do të kalojë te ekipi i Jurgen Kloppit, por vetëm verës, siç ishte arritur marrëveshje në muajin gusht.
“As Keita as agjenti i tij nuk kanë bërë kërkesë për largim nga klubi gjatë dimrit”, ka thënë Mintzlaff për “Bild”. “Ka pasur kontakte, dhe ata thonë se ai do të jetë lojtar i Liverpoolit nga 1 korriku e më tej”.
Keita ka pasur 20 paraqitje në të gjitha garat për klubin gjerman dhe deri tani ka shënuar pesë gola.