Leipzigu e ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco, pasi ka humbur dy ndeshje rresht.
Skuadra gjermane u mposht në fundjavë nga Eintracht Frankfurti 4:0, ndërsa të martën humbi në shtëpi Ligën e Kampionëve nga Shakhtar Donetsku me rezultatin 4:1.
“Leipzigu i ka ndarë rrugët me Domenico Tedescon. Trajnerët asistentë Andreas Hinkel dhe Max Urwantschky janë larguar nga klubi po ashtu”, ka shkruar Leipzigu të mërkurën në faqen zyrtare të klubit.