Lekaj arsyeton investimet në autostrada, deputetët kërkojnë të investohet në gjëra elementare

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 12:46 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastruktur lidhur me planifikimin e punëve dhe projekteve infrastrukturore për vitin 2019.

Lekaj ka informuar deputetet për projektet që ministria ka planifikuar t’i realizoj në vitin 2019 dhe ka arsyetuar investimet e shumta në ndërtimin e autostradave, raporton Ekonomia Online.

“Sektori i rrugëve paraqet 90% të buxhetit të ministrisë së Infrastrukturës. Objektivat kyçe janë integrimi i Kosovës në rrjetin rajonal rrugorë, zvogëlimi i shpenzimeve të transportit, rrjetin e sigurisë, ndërtimi i rrugëve të reja që zvoglojn trafikun në qendra”.

“Të përmirësojmë nivelin e sigurisë rrugore. Integrimi në korridoret PAN evropiane. Ka përfunduar dislokimi i varrezave në trasenë e rrugës në Han të Elezit”.

“Kohëzgjatja Prishtinë Merdare pritet të zvogëlohet. Autostrada Prishtinë Gjilanë, Konqule me gjatësi 47 km, vlera e projektit 88 milionë euro. Ky projekt është duke avancuar sipas kontratës dhe është planifikuar të përfundojë në vitin 2020. Tek projekti Kiev-Zahaq kemi ngecje për shkak të marrëveshjes me BERZH-in. Zgjerimi i rrugës Dol-Gjakovë do të filloj nesër segmenti i parë dhe i dytë, deri në Kramovik do të kryhen këtë vit”.

Kurse sa i përket pagesë prej 53 milionë eurove ndaj “Bechte&Enkas”, ai tha se po të realizohej projekti për 42 muaj nuk do të kishte probleme të tilla.

“Kur jemi te pagesa e 53 milion euro është debatuar, kemi pas obligim si qeveri e Kosovës me qenë korrekt. Këtu është edhe Zharku ka debatuar me Bechtelin. Kur kam ardh unë çështja ka qenë e mbyllur. Sikur të ishte kryer projekti për 42 muaj ne s’do të ishim sot duke debatuar për të. Sa i përket opinionit të ‘Hill Internacional’ ai thotë se nuk është i thirrur të ndërhyjë në aneks kontratë”.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se ministri do të duhej të raportonte për punët e bëra për vitin 2018.

“Më mirë do të ishte që të dinim sa është arrit me u realizuar plani i vitit 2018 se sa çka kanë me bë sepse ne e kemi parë planin dhe e dimë përafërsisht çka është bërë”.

“Pse nuk është dënuar kompania ‘Bechtel&Enka’ për vonimin e punimeve. A ekziston një opinion të ‘Hill Internacional’ lidhur me pagesën e 53 milion eurove?”.

Deputeti Liburn Aliu, nga VV-ja ka thënë se nuk duhet bërë autostrada të shtrenjta kur qytetarëve ju mungojnë shërbimet elementare, raporton EO.

“Nuk mundem me kuptuar pse duhet me u bë autostrada Besi-Merdare sepse kjo është në interes vetëm të Serbisë”.

“Jemi para kolapsit si shtet jemi tu bankrotu, pse duhet me menduar që një autostradë me 4 korsi në Dukagjin i zgjidh problemet edhe ju duhet qytetarëve kur ju mungojnë shërbimet elementare”.

Të ngjashme