Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u bë shqyrtimi i Propozimit për autorizimin e ministrit të Infrastrukturës për nënshkrimin e Deklaratës së Ballkanit Perëndimor për Siguri në Rrugë. Ky projektligj u aprovua me të gjitha votat për.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se kjo deklaratë është përpjeke e shteteve të rajonit për uljen e aksidenteve nga viti 2020-2030, raporton Ekonomia Online.
“Deklarata e Ballkanit Perëndimor është përpjekje e shteteve të rajonit tonë për uljen e aksidenteve, nga viti 2020-2030. Deklarata është përpjekje koordinuese për shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’i dhënë prioritet sigurisë në trafikun rrugor, mbështetje teknike, financiare. Nënshkrimi i kësaj deklarate do pasojë planin e veprimit që dalin nga kjo deklaratë për sigurinë në trafik”, tha Lekaj.
Gjatë shqyrtimit të Propozimit për autorizimin e ministrit të Infrastrukturës për nënshkrimin e Deklaratës së Ballkanit Perëndimor për Kalimin Kufitar, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj bëri të ditur se pritet që kjo deklaratë të nënshkruhet më 25 prill në Ljubljanë të Sllovenisë.
Edhe ky projektligj u aprovua me të gjitha votat për, raporton EO.
“Kjo deklaratë nënshkruhet për t’i zvogëluar humbjet…pritjet dhe për të mbështetur konkurrencën dhe mundëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. 32 kalime kryesore në rajon që gjenden në rrjetin TNT. Parashesh mekanizma koordinues dhe krijimin e një mekanizmi koordinues mes administratave të palëve të ndryshme. Prioritet e tij të para një grup punues për kalim kufitar duke përfshirë shtetet relevante”, tha ministri Pal Lekaj.