Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, si përfaqësues të deleguar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë marrë pjesë në funeralin e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, i cili po mbahet në vendlindjen e tij në Gana të Afrikës.
Në funeralin e nobelistit për paqe, delegacioni kosovar njofton se ka pasur mundësi të bisedojë me përfaqësues të lartë të vendeve të ndryshme të botës, duke i njoftuar ata më shumë rreth zhvillimeve në fusha të ndryshme në vend dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ministri Lekaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në këtë ceremoni ishin pjesë e saj në emër të Qeverisë Haradinaj.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përcollëm ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e diplomatit paqësor. Prehu në paqe i nderuar Annan”, ka shkruar Lekaj.