Lekaj: Ekspozeja e Kurtit – fletushkë, si manifesti i Partisë Komuniste

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 19:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, në seancën në të cilën ky i fundit prezantoi para deputetëve planin e tij qeverisës, raporton Ekonomia Online.

“Edhe pse me këtë nguti kaq të madhe që të na sillni një gjysmë ore këtë ekspoze, kaq shumë keni bë me ardhur në këtë pushtet sa nuk jeni përgatit për maratonë”, tha Lekaj.

Ai ka pyetur Kurtin nëse qeveria e tij është qeveri e natës, ashtu siç ishte kritikuar qeveria që e udhëhoqi Ramush Haradinaj.

“Këtu po e shoh gabimin e juaj që na keni quajt qeveri e natës. Çka është kjo, qeveri e ditës apo e natës?’, pyeti Lekaj.

“Kjo ekspoze, fletushkë e manifesti i Partisë Komuniste”, shtoi ai.

Të ngjashme