Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë ka takuar kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti. Lekaj dhe Halit biseduan për rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të ministrisë dhe komunës në realizmin e projekteve në interes të përbashkët të të dyja institucioneve dhe qytetarëve të vendit.
Ministri Lekaj është zotuar se do të jetë i gatshëm të bashkëpunoi me të gjitha komunat e Kosovës, e po ashtu edhe me komunën e Vitisë për aq sa lejojnë mundësitë buxhetore të ministrisë.