Lekaj inspekton punimet në rrugën Obiliq-Plemetin-Prilluzhë

Obiliq | 09 Kor 2019 | 13:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, ka inspektuar punimet në rrugën Obiliq-Plemetin-Prilluzhë, e cila ka gjatësi 3 kilometra dhe gjerësi 5.5 metra, raporton Ekonomia Onkine.

Ministri Lekaj tha se infrastruktura në Kosovë po ndryshon me standarde dhe po ka ndikim në komunitete.

“Sot jemi në Obiliq dhe unë i gëzohem këtij fakti që infrastruktura në Kosovë po ndryshon me standarde dhe po ka ndikim në lidhjen e komunave, në lidhjen e regjioneve dhe të komuniteteve”, tha ai.

Ai tha se kjo rrugë e ka rëndësinë e vet pasi që lidh komunën e Obiliqit me Vushtrrinë dhe është me rëndësi pasi lidh edhe komunitetin serb.

“Kjo rrugë e ka rëndësinë e vet të zhvillimit dhe lidhjes në mes të Kastriotit dhe Vushtrrisë poashtu lidh edhe komunitetin serb, që mendoj është një e mirë dhe ne po kujdesemi për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë” tha Lekaj.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se falë ministrisë po shtrohet kjo rrugë me gjatësi 3 kilometra dhe se do ta lehtësojë qarkullimin në mes të komunës së Obiliqit dhe Vushtrrisë.

“Këto po e ofrojnë një mundësi më të mirë për qytetarët tonë dhe komunën tonë. Falë ministrisë këtë rrugë që po e shihni me gjatësi rreth 3 kilometra me gjerësi 5.5 metra, do të lidhë dy komunat, do të krijon një qarkullim më të mirë edhe për Komunën e Obiliqit edhe për komunën e Vushtrrisë”, tha ai, raporton EO.

Ai tregoi se në takimin me ministrin Lekaj që u mbajt në Komunën e Obiliqit, kanë biseduar edhe për projekte të tjera për këtë komunë.

“Ne kemi edhe projekte të tjera që bashkëbiseduam sot me ministrin, duke filluar nga lagjja “Lagjja e Re” që janë të planifikuar 1 milion euro, pastaj sheshi 800 mijë euro, rruga “Llapi”, “Isa Boletini” e shumë të tjera që ministria po na del në ndihmë”, tha Gashi.

Para inspektimit të këtyre punimeve ministri Lekaj dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë mbajtur takim në këtë komunë.


Të ngjashme