Lekaj inspekton rrugën Bukosh-Prilluzhë, premton mbeshtetje pa ngjyrime politike

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 16:12 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka inspektuar sot punimet rrugore në fshatin Dërvar, përkatësisht në mes të segmentit Bukosh-Prilluzhë të komunës së Vushtrrisë.

“Sot isha në Vushtrri me bashkëpunëtorë për të parë nga afër mundësinë e nisjes së riasfaltimit të rrugës prej 13 kilometrash, që i lidhë mbi 15 fshatra e qindra mijëra qytetarë”, tha Lekaj.

Para strukturave të Komunës e kandidatëve për kryetar të Komunës së Vushtrrisë dhe qytetarëve të shumtë, u zotua që nisja e punës dhe dinamika e përfundimit të saj do të përshpejtohen e nuk do të mbesin ashtu siç i ka planifikuar qeveria e kaluar, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, pasi falënderoi ministrin për vizitën dhe përkushtimin e tij, tha se bëhet fjalë për një rrugë me rëndësi të veçantë, ngase lidhë më shumë se 18 fshatra të këtij rajoni.

Ai përveç kësaj rruge ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, për të cilën tha se duhet të fillojë sa më shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme