Lekaj dhe Latifi nënshkruajnë marrëveshje për përmirësim të infrastrukturës rrugore

Rahovec | 02 Mar 2018 | 16:05 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me zëvendësministrat Fehmi Mujota dhe Idriz Selimaj, transmeton Ekonomia Online.

Pas nënshkrimi të memorandumeve të mirëkuptimit me vlerë 1 milion e 663 mijë euro, që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore kanë mbajtur konferencë për media.

Sipas një komunikatë nga komuna e Rahovecit, kryetari Latifi tha se morën mbështetje për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve në Rahovec.

“Me Ministrin Lekaj dhe zv.ministrat Mujota dhe Selimaj, kemi biseduar për çështjet të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturën rrugore në Komunën e Rahovecit. Për këtë ne morëm mbështetje, për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve në Komunën tonë. Kemi katër projekte, të reja dhe poashtu kemi marrë mbështetje edhe për disa projekte ekzistuese të cilat kapin vlerën gjithsej 1 milion e 663 mijë e  euro për këtë vite”, ndër të tjera ka thënë Kryetari Latifi.

Ministri Lekaj tha se janë zotuar që të mbështesin projekte në të gjitha komunat, derisa premtoi se pas një viti Rahoveci do të duket ndryshe.

“Ne bisedim me Kryetarin Latifi dhe u dakorduam që ministria e Infrastrukturës t’i mbështet shumë projekte lokale, që kanë një domethënie për qytetarët. Ne, si në çdo komunë tjetër u zotuam që do të jemi mbështetës të projekteve ekzistuese të cilat janë në procedurë por edhe të projekteve tjera. Ministria Infrastrukturës, bashkë me tërë stafin do të mbështetës fuqishëm kërkesat tuaja si kryetar dhe pas një viti ndryshe do të duket Rahoveci”, ka thënë Ministri Lekaj.”, ka thënë Ministri Lekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme