Ministria e Infrastrukturës ndan 300 mijë € për rrugën e dëmtuar në Gjocaj

Junik | 09 Shk 2018 | 15:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, së bashku me kryetarin e Junikut, Agron Kuçi, vizituan segmentin rrugor në fshatin Gjocaj i cili është dëmtuar së fundi.

Kryetari i Junikut, Agron Kuçi, tha se dëmtimi i këtij segmenti rrugor ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, raporton Ekonomia Online.

“Për banorët e këtij fshati është menduar një rrugë alternative deri sa ky segment të rregullohet”, tha Kuçi.

Ndërkaq, ministri Pal Lekaj tha se për rregullimin e këtij segmenti komuna do të marrë mjete nga ministria.

“Po shihet që dëmi është shumë i madh, është diku mbi 300 mijë euro”.

“Komuna e ka bërë vlerësimin, meqenëse buxheti i komunës nuk mjafton për rregullimin e kësaj rruge, ne si ministri  do ta mbështesim financiarisht, duke u ndihmuar gjithashtu edhe nga buxheti rezervë i qeverisë”, tha Lekaj.

Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, tree, outdoor and nature

Të ngjashme