Lekaj: MI ka marrë obligim të krijojë standarde për infrastrukturë rrugore dhe sinjalizim

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 11:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen “Infrakos” dhe me Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”.

Sipas ministrit Lekaj, kjo marrëveshje do të ndihmojë në rritjen e sigurisë në rrugë, raporton Ekonomia Online.

“Këto marrëveshje kanë impakt pozitiv në sigurinë e qytetarëve. Ne kemi shpallur vit të sigurisë dhe ne atëherë kur jemi takuar në fund të vitit 2017 kemi premtuar se do t’i shtyjmë proceset dhe do t’i krijojmë standardet për qytetarët tanë dhe për zvogëlimin e aksidenteve. MI ka marrë obligim që të krijojë standarde edhe në krijimin e infrastrukturës rrugore por edhe në sinjalizim që i ka munguar rrugëve tona”.

“Për herë të parë bëhet një marrëveshje që do të parandalojë të mos shkaktohen aksidente për mosveprimin tonë. Ne do të kemi bashkëpunim që të implementohet strategjia që është e firmosur tani, por do të fillohet implemetimi që do të ketë impakt pozitiv në sigurinë e qytetarëve dhe edukimin e tyre”.

Agron Thaqi, nga Infrakos tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi do ta shpëtojë jetën e shumë njerëzve.

Thaqi premtoi se prioritet me këtë marrëveshje do të kenë kalimet që konsiderohen të rrezikshme. raporton EO.

“Sot është një ditë e veçantë sepse për herë të parë pas luftës po marrim një iniciativë për të siguruar vendkalimet për një vend, që janë për të mos thënë pikat më të zeza. Kryqëzimet e rrugëve me hekurudhat gjithmonë na kanë shkaktuar probleme. Nuk është një buxhet shumë i madh që po ndahet, por është një buxhet që do t’i shpëtojë jetërat e njerëzve.
Do t’u japim prioritet kalimeve më të rrezikshme, prandaj zotohemi se këtë vit do ta implementojmë projektin”.

Muhamet Krasniqi, nga AMKRS, tha se që nga fillimi kanë bashkëpunuar me MI-në. Ai tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë në informimin e qytetarëve se si të sillen në rrugë.

“Përmes kësaj marrëveshjeje do të jemi më afër qytetarëve duke iu dhënë këshilla se si të sillen në rrugë”.

Jeton Rexhepi, major në PK tha se Policia është e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për qytetarët. Ai tha se përkundër trendit të rënies së aksidenteve janë duke u fokusuar që të informojnë fëmijët se si duhet të sillen në rrugët në të cilat nuk ka sinjalizues, por edhe aty ku ka.

“Vetëm në tremujorin e parë ne kemi bërë një projekt sa u përket pjesëmarrësve dhe ne kemi identifikuar rreth 50 mijë nxënës dhe janë bërë fletëpalosjet në vende ku nuk ka trotuar dhe në vendet ku është sinjalizimi”.

Për tremujorin e parë të këtij viti numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie për 20 përqind, ndërsa me fatalitet ka shënuar rënie prej 19.5 për qind.

Të ngjashme