Lekaj: Muri sipas rezolutës duhet të rrëzohet në janar

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 18:47 | Nga

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se janë pajtuar të gjitha partitë që sipas rezolutës së miratuar muri të rrëzohet në janar të 2017-ës.

Lekaj ka treguar se fillimisht kanë pasur kërkesa të tjera për rezolutën e sponsorizuar nga AAK, si shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahirit dhe ndërprerjen e dialogut, por ai tha se gjërat kanë ndryshuar pas debatit që kanë pasur në Kuvend.

“Pas debatit 7 orësh ne jemi dakorduar dhe kemi pasur një konsensus me shefat e grupeve parlamentare që në 1 të rrënohet muri dhe kjo të ndodh në janar të 2017”.

“Nën 2 Qeveria e Kosovës të angazhohet që trajtojë ndërtimin pa leje të murit”.

“Nën 3, Qeveria të merr masa që të mos ndryshohet Ura e Ibrit dhe e njëjta ti përbëjë të gjitha elementet që kishte në vitin 1999.. Dhe 4 të bëhet e mundur që sa më parë të kthehen qytetarët në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Lekaj, në emisionin “Info Magazinë” të Klan Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme