Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se sivjet ky dikaster ka në plan katër projekte për Komunën e Drenasit.
“Me një buxhet të planifikuar 1 milion e 50 mijë euro sivjet, ndërsa vitin e ardhshëm 1 milion e 300 mijë, në Drenas fillojnë:
Ndërtimi i rrugës Vuçak – Tërdec
Ndërtimi i rrugës tranzit Drenas – Kroni i Mbretit
Ndërtimi i rrugës Gradicë – Zhilivodë
Ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit – Liqeni i Vasilevës”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Përkushtimi jonë prek secilën komunë të Kosovës, pa dallim. Shihemi gjatë punimeve, Gllogoc!”.