Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj është takuar me ambasadorin shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, të cilin e informoi se nuk ka marrë përgjigje nga homologu i tij Gjiknuri për tarifën e Rrugës së Kombit.
“Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër. Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë. Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithmbarshëm”, shkruan Pal Lekaj në Facebook.