Lekaj: Situata në veri të vendit kritike, e këta gjejnë kohë për shëtitje nëpër Evropë

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar kabinetin qeveritar, pasi asnjë nga ministrat e Qeverisë Kurti nuk gjindet në seancë ku po diskutohet për shëndetësinë.

Lekaj ka adresuar edhe kritika për shkak se krerët shtetëror gjenden jashtë Kosovës, pikërisht kur situata në veri të vendit është kritike.

“Sot kur diskutohet për shëndetësinë, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm në vend, asnjë nga kabineti qeveritar i pranishëm në seancë. Kjo tregon sesa e ka prioritet shëndetësinë ky pushtet”, ka shkruar Lekaj

“Kosova ‘pa zot shtëpije’, të tre udhëheqësit shtetëror jashtë vendit. Situata në veri të vendit kritike, e këta gjejnë kohë për shëtitje nëpër Evropë”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme