Lekaj takohet me Latifin për autostradën e Dukagjinit

Rahovec | 04 Shk 2019 | 11:57 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, së bashku me kabinetin e tij, është takuar me kryetarin e Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim do të diskutojnë për autostradën e Dukagjinit.

Lekaj bashkë me Latifin do të marrin pjesë në diskutimin publik më qytetarët e Rahovecit, në lidhje me këtë autostradë.

Autostrada e Dukagjinit, do të lidhë pesë komuna, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.

Varianti i parë ka gjatësi rreth 90 kilometra, e dyta 94 kilometra dhe e treta rreth 96 kilometra. Autostrada e Dukagjinit parashihet të fillojë nga Burgu i Dubravës, kalon nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe i afrohet Rahovecit e Malishevës që të ketë qasje në kyçjen kryesore në autostradën për Prizren.

Të ngjashme