Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, së bashku me kabinetin e tij janë pritur në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim u lejuan të marrim vetëm pamje.
Ministri Lekaj dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të marrin pjesë në dëgjimin publik të qytetarëve të kësaj komune, ku qytetarët e Pejës do të njoftohen konkretisht për autostradën e Dukagjinit.