Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, së bashku me kabinetin e tij janë pritur në takim nga kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim u lejuan të marrim vetëm pamje.
Ministri Lekaj dhe kryetari i Istogut, Haki Rugova, do të marrin pjesë në dëgjimin publik të qytetarëve të kësaj komune, ku qytetarët e Istogut do të njoftohen konkretisht për autostradën e Dukagjinit.