Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka zhvilluar sot dy takime të rëndësishme me Shqipërinë.
Lekaj, ka njoftuar se ka takuar Presidentitn e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Lekaj nuk ka dhënë shumë informacione për përmbajtjen e takimeve, mirëpo ka shkruar se unifikimi për lartësimin e Kosovës përballë sfidave të fundit, është detyrim kombëtar.
“Sot në një vizitë vëllazërore pata kënaqësinë dhe nderin të takoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotin Ilir Meta dhe ish Kryeministrin, zotin Sali Berisha. Është detyrim kombëtar që të gjithë në këto momente të jemi të unifikuar dhe të bashkuar që ta lartësojmë Kosovën përballë sfidave të fundit”, ka shkruar ai.