Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se taksa e vendosur në “Rrugën e Kombit” nga Qeveria e Shqipërisë është shumë e lartë dhe e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset, raporton Ekonomia Online.
“Unë shfaqi shqetësimet e mia sepse tarifa është shumë e lartë dhe e pa përballueshme për qytetarët dhe bizneset”.
Lekaj ka thënë se për këtë i ka shkruar letër homologut të tij shqiptar.
“Unë i kam shkruar homologut tim nëse kjo mund të diskutohet”.