Lekaj thotë se do t’i ndihmojnë bizneset në krijimin e kushteve më të mira të punës

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet, Pal Lekaj, tha se me programin e AAK-së parashihet hapja e vendeve të reja të punës.

“Sot bashkë me kandidaten për deputete Burbuqe Bakija Deva, ishim në vizitë tek Kompania RRONI Fer ShPK, me pronar z. Labinot Kameri, kompani e cila merret me saldimin e rrjetave dhe armaturës klasike si dhe ka të punësuar 120 punëtor dhe pritet të zgjerohet edhe më shumë”, tha Lekaj.

“Ne si Aleancë me programin tonë qeverisës do të kujdesemi që të punojmë sa më shumë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe t’i ndihmojmë ndërmarrjet në krijimin e kushteve më të mira të punës!”, shtoi ai.

May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 3 people and people standing
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme