Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Ligji i Buxhetit për vitin 2019 i kësaj ministrie, do të ketë bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne.
“Bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne, që lidhjet e brendshme dhe ato me koridore të mos jenë më shtigje mes ngrehinash e mbeturinash, por investime të qëndrueshme dhe moderne”, ka shkruar Lekaj.
Tutje ai ka thënë se infrastruktura nuk do të jetë e bukur vetëm në video, mirëpo edhe në realizimin e saj.
“Infrastrukturë uniforme, të bukura jo vetëm në video 3D, por në projekte të realizuar në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve të vendit tonë”, ka përfunduar ai.