Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të dielën ka vizituar punimet në zgjerimin e rrugës N25.2, në hyrje të Prishtinës, rrugë e cila sipas Lekaj do të përfundojë deri më 10 shtator të këtij viti. Lekaj ka thënë se ky është edhe një nga projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në tërë vendin.
“Asfaltimit të rrugës së “Gorenjes”, njëra nga shumë projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në mbarë vendin që janë pjesë e rrjetit tonë ndër urban, po i vije fundi.
E tëra do të përfundoj deri më 10 shtator.
Ju dëshiroj të diele relaksuese!”. ka shkruar Lekaj në Facebook.