Brazil-Belgjikë parashikohej të ishte një sfidë e ekulibruar dhe ashtu ndodhi, por askush nuk e imagjinonte që Red Devils do të shkonin në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0.
Skuadra e Martinez ishte shumë superiore në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën ishte Brazili që u shfaq më mirë, megjithatë në fund evropianët e kthyen Brazilin me këmbë në tokë dhe i treguan se askush nuk është i pathyeshëm duke e eliminuar në 1/8 e finaleve.
Media braziliane foli për këtë eliminim të Brazilit dhe imazhi i përdorur prej tyre në faqet e para ishte ai i Neymar. Kështu ‘O Globo’ shkruan” Humbja ishte një leksion i dhimbshëm; askush nuk është i pathyeshëm – duke shtuar: ndryshe nga viti 2014, këtë vit Selecao u eliminua në këmbë ‘.
Ndërsa Globoesporte përdor epitetin që cilëson skuadrën belge duke shkruar artikullin me titullin: Çfarë Djalli. ndërsa ‘Folha de Sao Paulo’ shkruan: Brazili humbi ndaj Belgjikës dhe mbetet jashtë botërorit. Ferr verdhe-gjelbër – shkruan Gazeta ‘Esportiva’.
Në Spanja, Marca në versionin online shkruan: Djajtë e Martinez fundosin Brazilin, ndërsa francezja L’Equipe’ vë në dukje theksin e skuadrës belge.
Në Angli ‘The guardian’ vlerësohet në mënyrë të veçantë De Bruyne: Brazili u eliminua nga Kevin De Bruiyne dhe një Belgjikë brilante shkruan kjo e përditshme.