Lëkundje të forta tërmeti gjatë natës në Itali

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 03:37 minuta të mëngjesit të sotëm në Italinë Veriore. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

Një sërë tërmetesh janë regjistruar në Scarperia dhe San Piero në provincën e Firences në Mugello.

Këtë e raporton Instituti Gjeofizik Kombëtar. Thellësia e tij ishte 9 kilometër, transmeton TCh.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua 26 km në veri të Firences dhe 234 km në jug-lindje të Milanos. Aktualisht nuk raportohen për dëme në njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme