Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë mëngjesin e të premtes.

Qendra Europiane Sizmologjike raporton se në harkun e 6 minutave në Shqipëri kanë ndodhur 2 tërmete. I pari i përket orës 08:04 minuta.

Dridhjet e tokë në këtë rast ishin të një magnitudë prej 3.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë 12 kilometra në veriperëndim të Centar Zupës në Maqedoninë e Veriut dhe 59 kilometra larg Elbasanit. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 2 kilometrash.

Disa minuta më vonë, në orën 08:10 në të njëjtën epiqendër dhe me një thellësi prej 10 kilometrash është regjistruar një tërmet tjetër, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.

Dridhjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndjerë në kryeqytet. Po ashtu raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Elbasan, në Dibër dhe në Bulqizë.

Të ngjashme