Gjykata e Apelit ka arritur marrëveshje më Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, për dorëzimin e lëndëve të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të periudhës 1971-1999.
Mijëra lëndë, të cilat teknikisht u gjenden në objektin e Gjykatës së Apelit, pas riorganizimit të sistemit gjyqësor në 2013, po përgatiten në mënyrë vullnetare nga stafi i kësaj gjykate.
Dosjet të cilat duhet të bëhen gati sipas kritereve të Agjencisë, pritet të bartën gjatë javës së ardhshme.