Lëndimet në kokë rrisin rrezikun e prekjes nga Parkinsoni

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 15:36 | Nga

Tronditjet e lehta mund të rrisin rrezikun që të zhvillohet sëmundja e Parkinsonit.

Madje një studim i kryer nga Rauqel Gardner, nxjerr që te disa atletë zhvillohen sëmundje degjenerative, përgjatë karrierës së tyre, shkruan Health, përcjell Klan Kosova.

Dhe kjo thuhet se e ka prekur edhe ish boksierin, Muhammad Ali.

Gardner ka thënë se ka marrë të dhëna të mbi 300 mijë veteranëve të cilat i ka përdorur për analiza. Ai ka gjetur se ata njerëz që kanë pasur lëndime traumatike në tru gjatë jetës së tyre, ka dalë më shumë se mund të jenë prekur nga sëmundja e Parkinsonit.

Gardner por edhe hulumtuesit tjerë kanë nxjerr se dëmtimet në kokë shkaktojnë mbledhjen e një proteine jonormale në tru, e cila mund të dëmtojë trurin e pasojat e së cilës mund të vërehen gjatë plakjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme