David De Gea është detyruar ta lëshojë ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’, ndërmjet Suedisë dhe Spanjës për shkak të një lëndimi.
Portieri i Manchester Unitedit u zëvendësua nga Kepa Arrizabalaga (Chelsea) dhe nga mënyra e ecjes dukej sikur ka pësuar lëndim në ijë.
Kjo do të thotë se 28-vjeçari mund të mungojë në derbin e të dielës në Old Trafford kundër Liverpoolit.
Ky nuk është lajm aspak i mirë për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk po arrin ta ketë skuadrën e parë të plotë në dispozicion që nga muaji gusht.
Mbrojtësit e krahut Luke Shaw dhe Aaron Wan-Bissaka janë në dyshim për të luajtur si pasojë e lëndimeve, ndërsa në dyshim është edhe Paul Pogba.
Anthony Martial e ka të lënduar kofshën dhe ka vazhduar me trajtimin në përpjekje për t’u kthyer. /Telegrafi/