Salah pësoi një lëndim që e detyroi atë të dalë jashtë fushës të marrë trajtimin mjekësor.
Asisteni i Egjiptit, Hany Ramzy është shprehur optimist se lëndimi nuk është serioz.
“Ai do të ekzaminohet për të ditur më shumë për detaje, por për mendimin tim nuk është diçka serioze”, ka deklaruar Ramzy.
Kjo gjë ka shqetësuar Jurgen Klopp i cili pret në ethe se a do të mund të llogarisë në shërbimet e 26 vjeçarit në ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj Huddersfield Town.