Policia e Kosovës njofton se në Lagjen “Veternik” në Prishtinë dy persona kanë marrë lëndime trupore gjatë punimeve të një objekti kolektiv banesor.
Këtë rast, Policia e ka quajtur “Punime ndërtimore të kundërligjshme”, raporton Ekonomia Online.
“Lagjja Veternik, Prishtinë, më 26.12.2016-11:50h, raportohet se lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K-Shqiptarë derisa ishin duke punuar në një objekt kolektiv banesor në ndërtim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.