Lëndohen tre persona si pasojë e prishjes së ashensorit në Prishtinë

Prishtinë | 10 Pri 2023 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rënies së ashensorit në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, konkretisht në ndërtesën e rrugës “Hysni Gashi”.

Tre nga nëntë personat që kanë qenë në ashensor, si pasojë e plagëve të marra janë dërguar për tretman mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për teve1.info se njësia policore në koordinim me prokurorinë dhe institucionet përkatëse po merren me rastin.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme