Vazhdojnë lajmet e këqija sa i përket lëndimeve te Real Madridi, pasi edhe Marcelo duhet të bëjë një ndalesë.
Pas një paraqitje të mirë kundër Getafes të martën në mbrëmje, brazilianit iu desh të largohej pak para fundit të ndeshjes pas një problem me muskulin e këmbës së majtë.
“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Marcelo nga shërbimet mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në shputën e tij të majtë”, thuhet në komunikatën e klubit.
Real Madrid nuk tregoi për periudhën e rikuperimit, por ky dëmtim pritet të zgjasë rreth tre javë për tu rikuperuar.
Marcelo në muajt e fundit ka punuar me një trajner personal që të arrijë gjendje optimale fizike.
Zinedine Zidane aktualisht ka tetë lojtarë të dëmtuar.