Një femër e mitur ka marrë lëndime trupore derisa po ngiste motoçikletën pa tabela, pasi është përplasur me një veturë me tabela vendore, shkruan EkonomiaOnline.
Policia e Kosovës bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur pasditen e të dielës, në Mitrovicë.
“Si pasojë e aksident përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar pasagjerja në motoçikletë moshë e mitur femër K/Shqiptare,” bënë të ditur policia.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.