Lëndohet një punëtor derisa punonte në një objekt

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Një person ishte dërguar në QKUK për shkak se derisa kishte qenë duke punuar në një objekt, kishte rënë nga lartësia dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor dhe sipas informatave dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së punëtorit.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme