Ermir Lenjani është rikthyer si protagonist te Sioni.
Mbrojtësi i majtë ia ka pa hairin largimit të trajnerit Maurizio Jacobacci nga stoli i skuadrës.
Italiani padrejtësisht e linte në bankën rezervë yllin shqiptar dhe pas tri humbjeve radhazi pa Lenjanin në formacion, Sioni iu është kthyer fitoreve.
Fillimisht Jacobacci u shkarkua nga presidenti i skuadrës Christian Constatin pas rezultateve të dobëta.
E Constatin ende nuk ka vendosur për pasardhësin e italianit dhe vendosi vet formacionin për Kupën e Zvicrës ndaj Lausannes.
61-vjeçari e kishte rikthyer në formacion Lenjani dhe me shqiptarin në fushë erdhi edhe fitorja.
Sion arriti të fitojë në udhëtim me rezultat minimal 1-0 dhe të kalojë në raundin tjetër.
E Lenjani kishte një paraqitje mjaftë të mirë pasi shkëlqeu si në fazën defensive ashtu edhe në ofensivë.
Klubi zviceran gjatë kësaj jave pritet të vendosë për trajnerin e ri, por duket se Lenjani tanimë nuk do të largohet nga formacioni.