Ermir Lenjani duket se do t’i japë fund së shpejti vuajtjeve në aspektin sportiv.
Pas një viti të tmerrshëm tek Rennes, duke mos luajtur fare, mesfushori kuq e zi do të zyrtarizohet së shpejti tek skuadra e re.
Së fundmi në Zvicër është raportuar se Lenjani ka filluar bisedimet me skuadrën e njohur zvicerane Sion.
Trajneri i ri i Sionit, Paulo Tramezzani ka kërkuar nga klubi me çdo kusht transferimin e Lenjanit.
Gjilanasi ka mbetur lojtar i lirë pasi kontrata me klubin francez Rennes ka skaduar me 30 qershor.
Bisedimet mes palëve kanë avancuar dukshëm dhe duket se Lenjani do të rikthehet përsëri në Zvicër.
Për 27-vjeçarin interesim kishin shprehur edhe disa skuadra turke dhe greke.