Leonardo nuk premton që Mbappe do të mbetet te PSG

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe është prioritet i Paris Saint-Germain, sipas drejtorit sportive të këtij klubi, Leonardo-s mirëpo ai nuk ka dhënë premtime se i riu do të mbetet në Parkun e Princdave.

E ardhmja e kampionit të botës me Francën është vënë në dyshim pas spekulimeve se ai dëshiron të largohet nga kryeqytetasit.

“Nuk ka dyshim që ai është prioritet për ne. Mbappe është këtu dhe është shumë i rëndësishëm për klubin, s’ka dyshim”, ka thënë Leonardo për Le Parisien.

Sidoqoftëe, kur është pyetur për mbajtjen e tij në Paris, braziliani nuk ka dëshiruar ta japë ndonjë premtim.

“Nuk bëj kurrë premtime për dy arsye. Së pari, sepse nuk jam personi përgjegjës për gjithçka që ndodh në këtë klub. Dhe së dyti nuk dua që të hedh premtime në ajër pa qenë I sigurt se mund tëm bahen”.

Të ngjashme