Leonardo Di Caprio padyshim që është një nga aktorët më të përmendur në botë.
Ai mbetet ikona e viteve ’90, i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve me rolet e tij dhe vazhdon të jetë ende një nga artistët më të vlerësuar në botën e kinemasë.
Disa herë i nominuar për ‘Oscar’, Di Caprio e ka nisur karrierën e tij që në moshën 16-vjeçare.
Roli i tij i parë ishte në serialin “Parents in blue jeans”, për të vazhduar më tej me dhjetëra role të tjera.
Sot, aktori i preferuar i të gjitha vajzave feston ditën e tij të lindjes,
DiCaprio ka lindur më 11 nëntor të vitit 1974 dhe mbush plot 45 vjet.
Megjithatë, ai nuk e tregon aspak moshën e tij dhe duket ende si një djalë në të njëzetat, shkruan gazetametro. Madje edhe partnerja e tij, Camila Morrone, është vetëm 20 vjeç.